UP-ja bëhet me Qendër për Energji dhe Qëndrueshmëri

E publikuar: 17/10/2017 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Universitetin e Prishtinës  është hapur Qendra Ndërdisciplinore për Energji dhe Qëndrueshmëri.

Kjo është qendër për kërkime dhe trajnime gjithëpërfshirëse transdiciplinore e cila do të adresojë sfidat lokale dhe globale të të qëndrueshmërisë.

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri ka për qëllim të kërkojë zgjidhje praktike dhe të aplikojë politika për problemet e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, prodhimin e energjisë së riërtëritshme, efiçiencës së energjisë dhe ruajtjes së mjedisit.