Gregori Breton, i cili është drejtor i Panthera – një organizatë e dedikuar për ruajtjen e 40 llojeve të maceve të egra në botë, dhe peizazhet e tyre, filloi kërkimin e maceve të rërës që prej vitit 2003 në shkretëtirën e Afrikës së Veriut.
Qimet e kësaj lloj maceje me sy të mëdhenj dhe këmbë të shkurtra kanë ngjyrën e rërës, nga edhe kanë marrë emrin.
“Kjo është arsyeja që mace të tilla janë të vështira për t’u gjetur”, thotë Breton.
Ato lëvizin pa bërë zhurmë dhe fshihen në gjethe. Ata janë një nga speciet më të papërshtatshme në botë.
Gregory Breton, ka kërkuar për ta për vite, madje edhe në mes të stuhive të rërës. Pastaj një natë, në orën 2, gjatë ekspeditës së tij të fundit në Marok, pa diçka që lëvizte mes gjetheve.
“Isha ulur në çatinë e makinës sime kur unë dhe shoferi im panë 3 çifte sysh”, thotë ai.
“Pranë të vegjëlve ishte edhe nëna. Ishte një emocion i bukur”, shton ai.
“Ka shumë pikëpyetje mbi këtë specie. Ato janë macet që udhëtojnë më shumë sesa menduam, por nuk e dimë pse.
Siç është e qartë edhe numri i mostrave që sot jetojnë në shkretëtira. Ky është hapi i parë në hulumtime më të gjera që do të na ndihmojë të mbrojmë speciet”, tha Breton. /TO/