Veseli: Veteranët do të jenë gjithmonë frymëzim për të gjithë brezat

E publikuar: 16/10/2017 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se veteranët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që ne sot ta gëzojmë shtetin tonë të lirë dhe të pavarur.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se veteranët do të jenë gjithmonë frymëzim për të gjithë brezat, që do të kontribuojnë për zhvillimin e Kosovës.