Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamnetar të PD-së. Ai tha se u diskutua për dekriminalizimin e zgjedhjeve, sesi do të veprohet dhe procesi sapo ka nisur.
“Tema kryesore e mbledhjes ishte Reforma zgjedhore, – tha Basha. – Zoti Bylykbashi ka paraqitur draft-strategjinë e PD-në, e cila përmblidhet me një aksion politik, dekriminalizimin e zgjedhjeve. Dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe mbështetje totale për votën e emigrantëve, si propozim i kahershëm i PD-së. Po mbushen tetë vjet që kur PD-ja ka propozuar votën e emigrantëve. Janë dy shtylla kryesore për Reformën Zgjedhore: Dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe vota e emigrantëve.
Ka prova që flasin qartë se mafia dhe krimi kanë një mbrojtës dhe beteja më jetike për shqiptarët e thjeshtë është të largojnë nga karrigia e pushtetit, Kryeministrin Rama dhe mashat e tij në proces.
Dua të jap një përgjigje edhe për çoroditjen që e ka kapur përTVSH-në. Rama i referohet statusit të një deputeti, pretendon se PD kërkon të ndihmojë oligarkët që biznesi i vogël të mbetet jashtë skemës! Ku është skema këtu?!
Oligarkët po i ndihmon ai që kërkon t’ia vendosë biznesit të vogël, barrën. Propozimi ynë është që biznes i vogël të quhet çn nivelin 12 milionë lekë të reja.!
















