Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se fitorja e Sebastian Kurzit në Austri është lajm i mirë për Austrinë dhe Evropën.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se presin vazhdimin e mbështetjes për Kosovën nga Austria.
Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Fitorja e ÖVP-së dhe Sebastian Kurz-it është lajm i mirë për Austrinë dhe Evropën.
Evropa po bashkohet rreth vlerave të partive të qendrës së djathtë, të tubuara në gjirin e EPP-së, ku bën pjesë edhe LDK-ja, e cila do të korrë fitore në zgjedhjet e 22 tetorit në Kosovë.
Nga Kancelari Kurz presim vazhdimin e përkrahjes së madhe që Austria po jep për Kosovën.
Urime fitoren Kancelarit të ardhshëm Sebastian Kurz, partive simotra në EPP dhe popullit austriak!

















