Vetvendosje në Kamenicë me militantë nga Prishtina dhe “mbrojtje” të PDK -së

E publikuar: 16/10/2017 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetvendosje, po mundohet të reklamohet masive në këtë fushatë zgjedhore, edhe pse realiteti është totalisht tjetër. E gjitha kjo po ndodh në bashkëpunim me PDK –në.

Kështu, duket se ka vepruar në Kamenicë, sipas një denoncimi që ka mbërritur në redaksinë e infosot.

Një qytetar i Kamenicës, i cili ka dashur të mbetet anonim dhe të flasë me prova, ka treguar për infosot, se militant të VV –së nga Prishtina, kanë zbarkuar në Kamenicë dhe në bashkëpunim me PDK –ën, kanë “uzurpuar” sallën e sporteve, duke ndërprerë edhe orarin e një ndeshjeje volejbolli.

“VV e prish orarin e ndeshjes Volejbollistike në palestrën e sportëve në Kamenicë. Në bashkëpunim me PDK –në, i detyrojnë ekipet me shku në një sallë e cila nuk është e dedikuar për gara zyrtare në shkollën e Roganës. Drejtori i kulturës nga PDK -ja edhe pse kishte refuzuar por, s’kishte arrit t’ ju bëj ballë intervencave të zyrtarëve të PDK -së dhe u detyrua me zhvendos lojën në një sallë pa shikues në Roganë. Këto janë vetëm një pjesë e atomjeteve sepse ishte 3 fishi i tyre te cilat nuk arriten me u fotografu”, thuhet në denoncimin e mbërritur në infosot.