Hyewon Kim ka mbetur e vdekur, pasi ra nga cepi i shkëmbit që ndodhet Sussex të Anglisë, ku nuk është e lejuar të hyhet.
Megjithëse janë vendosur ndalesa dhe shenja që tregojnë se masivi shembet gjatë tërë kohës, shumë turistë vazhdojnë të hyjnë në këtë hapësirë për të bërë fotografi, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, ka pasur disa raste që vizitorët e kanë pësuar me fatalitet, pasi kanë rënë nga lartësia prej 60 metrave.
Shkëmbi famëkeq me përbërje të butë, ka rrëshqitje të shpeshta teksa shembet zakonisht pasi të ketë reshje të mëdha shiu. /Telegrafi/