Kryeministri Edi Rama drekoi sot me familjen e Viron Micit, në Kaninë të Vlorës, teksa ndodhet në qytetin bregdetar për mbledhjen e qeverisë.
Gjatë bashkëbisedimit me familjarët nuk kanë munguar dhe batutat e kryeministrit Rama, ndërkohe qe në krah të tij ndodhej deputeti socialist, Fatmir Velaj.
Rama tha se ai do e nxjerrë në dritë fshatin, pasi mori dhe votat e të djathtëve.
Më tej, kryeministri e pyeti deputetin socialist me cilët kriminelë ka bashkëpunuar, duke drejtuar dorën nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, e duke thënë me ironi se ai është i botës së krimit.
“Kur them bashkohuni, nuk them bashkoni tokat, por financimin, që ju të dilni në dritë se është gjynah. Hajde gëzuar Fate, ti do e nxjerrësh në dritë këtë vend. Se këta janë dhe të djathtë Fate, të dhanë votën. Fate me ca kriminelësh ke bashkëpunuar? Ky është i botës së krimint (i drejton dorën Dritan Lelit)”, tha Rama.

















