Policia konfiskon mish të dyshimtë në Gjakovë

E publikuar: 14/10/2017 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Botush të Gjakovës, njësiti policor ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se ne veturë kishte produkte te mishit ne vlerë prej 671.90 euro.

“I dyshuari nuk kishte fletë-ngarkesa për mallin e ngarkuar posedonte vetëm dokumentet e firmës”, thuhet në raportin policorë.

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektoret e ATK-së të cilët kanë ndërmarrë veprimet ligjore. Me urdhër te prokurorit mishi është konfiskuar deri ne verifikim, dhe rasti shkon ne procedurë të rregullt.Rasti është duke u hetuar për “ prodhim i mishit me prejardhje të dyshimtë”.