Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, është shprehur i shqetësuar pas sulmit fizkik ndaj gazetarit hulumtues, Vehbi Kajtazit. Ai thotë se në mungesë të drejtësisë efektive do të ketë edhe shumë Vehbi të tjerë.
“Me sulmin ndaj Vehbiut sot, u sulmuam te gjithe ne qe ia duam te miren ketij vendi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij, transmeton Express.
Ky është statusi i tij i plotë në Facebook:
Teper shqetesuese dukuria e sulmeve ndaj gazetareve te guximshem qe hulumtojne problemet serioze te shoqerise Kosovare. Fatkeqesisht, do te kete edhe shume Vehbi te tjere, nese ne nuk merremi seriozisht me semundjen kronike te shoqerise sone, mungesen e nje drejtesie efektive. Me sulmin ndaj Vehbiut sot, u sulmuam te gjithe ne qe ia duam te miren ketij vendi. Mbetemi te gjithe pergjegjes qe te punojme shume qe rastet si ai sot te mos ndodhin me ne te ardhmen, ndersa keqberesit te ballafaqohen me doren e hekurt te drejtesise. Vehbi, jemi me ty!



















