Deputeti socialist Pandeli Majko e ka zbuluar fare thjesht, skemën sesi fitohen votat në zgjedhje me mbështetjen e bandave duke nisur nga një rast personal.
Ja çfarë tregoi Majko në Kuvend: “Po jua them që në krye të herës se krimi i organizuar në Shqipëri, ai që është “krimi i kristalizuar” tani, nuk është as me PS, as me PD. Nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata, për ta thënë hapur. Dhe kjo ndodh në mënyrë jo të organizuar, që të jemi të sinqertë, kjo ndodh në zona të caktuara të Shqipërisë. Më ka ndodhur edhe mua që më kanë thënë: “Duhet të shkosh në filan vend që të pish kafe me filanin!” Nuk kam pranuar!
Kur janë numëruar tani, e kam ndjerë “gropën” dhe kam thënë: Çfarë është ajo “gropë” atje, kur ne kemi dalë gjithmonë shumë mirë?! E di çfarë më kanë thënë?! “Është ajo kafja që nuk e pive, shef!”


















