Këngëtarin kosovar e mbulojnë me para

E publikuar: 13/10/2017 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E mbrëmë është martuar edhe djali i këngëtarit të njohur Muhamet Sejdiut, transmeton Gazeta Express.

Familja Sejdiu ka organizuar një dasmë të madhe e luksoze me mysafirë të shumtë.

Përveç familjarëve e miqve, të ftuar kishte edhe shumë fytyra të njohura publike.

Njëri ndër këngëtarët të cilët u kujdes për argëtimin e të pranishmëve ishte edhe këngëtari i famshëm Ymer Bajrami. 

Të gjithë mysafirët si duket ishin argëtuar aq shumë me muzikën e tij.

Express ka disa fotografi nga momenti kur këngëtarin Bajrami e mbushin me para. 

Përveç, Bajramit në dasmë kishin kënduar edhe Dani, Shkurte Gashi e Remzie Osmani./Gazeta Express/