Berisha- Edi Ramës:’Ambasadorët të thanë ty dhe Bashës kë të mos kandidonit

E publikuar: 13/10/2017 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka argumentuar Kryeministrit Edi Rama në Kuvend pse ai e konsideron si kreun e meduzës, si nënën e krimit.

“Pse i solle këta kriminelë ti në pushtet?- tha Berisha. – Sepse krimi i dobishëm të sjell ty në pushtet? A kam të drejjtë unë të të quaj ty Edvin Prenga, Edvin Frroku?!

Pse je ti kreu i meduzës së krimit? A nuk je ti që rrahe gjoksin para shqiptarëve për Elvis Rroshin? Por Rroshi del me tre procese, përdhunues, vrasës dhe trafikant, ti nuk je avokati kryesor, por përfituesi kryesor i krimeve të tij. Ti je një Edvin Rroshi i vërtetë?

A nuk erdhën ambasadorët e huaj të thanë mos e kandido, Artur Bushin? A nuk i thanë edhe z. Basha të mos kandidonte dikë në zonën e jugut?! Z. Basha e hoqi nga lista, kurse ti jo.

A nuk është ky streha e krimit, nëna e krimit?! Ti je Edvin Çela.

Po Qazim Sejdinin, kush e kandidon, opozita apo Edi Rama? Me kë e bën fushatën? Kush e përcolli jashtë Suel Çel;ën? E përcolli Edi Rama dhe e di mirë. Ndaj të quaj unë Edvin Çela!”