Përgjigjet më të çuditshme të shoferëve që kapen nga policia duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar gjatë vozitjes – njëra prej tyre ka fituar (Foto) 

E publikuar: 13/10/2017 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në një qytet në Australi, çdo ditë dëgjojnë histori nga më të ndryshme nga shoferët e pa kujdesshëm që kapen duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Duke shpresuar se do t’i ikin dënimit, ata shpesh madje shfaqen kreativ, dhe kështu policët nuk kanë mundur t’i rezistojnë përgjigjeve të tyre të cilat i kanë publikuar në Twitter, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa nga arsyetimet më kreative:

“Kam pasur nevojë urgjentisht të shkoj në tualet, fëmijët më kanë shkaktuar probleme në bark”

“Jam ngutur që t’ua blejë fëmijët NANDO’s (mish pule)”

Dhe ky është fituesi: “Erërat e forta më kanë shtyrë”