Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërhiqen nga UNESCO po e përkeqëson situatën për këtë organizatë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova ka thënë madje se kjo situatë është për të ardhur keq, raporton TASS, transmeton Indeksonline.
“Ky vendim i udhëheqjes amerikane është për të ardhur keq. Vendi që ka marrë pjesë që nga fillimi i UNESCO-s po largohet në një kohë të vështirë në organizatë dhe me këtë lëvizje e përkeqëson situatën për të”, ka thënë ajo.