Ashtu si një javë më parë, edhe këtë të enjte seanca e kuvendit është ndërprerë, pasi kreu i Kuvendit ka përjashtuar deputetin demokrat Flamur Noka.
Që në nisje seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me debate e më tej ndërprerja e fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha nga kreu i parlamentit Gramoz Ruçi ka bërë që të ketë përplasje verbale dhe opozita të rrethojë foltoren.
Ka qenë deputeti i PD-së Flamur Noka që i ka dalë në mbrojtje Berishës duke akuzuar kreun e parlamentit Gramoz Ruçi për shkeljen e rregullores dhe vijimin e fjalimit nga Berisha.
Por, me gjithë akuzat e tij, Ruçi i ka tërhequr vëmendjen dhe i ka dhënë fjalën Shezai Rrokajt. Kjo gjë ka sjellë edhe indinjimin e opozitës që është mbledhur rreth foltores, ndërsa Ruçi ka ndërprerë seancën.