Bitcoin ka arritur vlerën më të lartë deri më tani, duke kaluar dukshëm në më shumë se 5,000 dollarë për herë të parë në historinë e tij në orët e hershme të tregut evropian këtë mëngjes.
Nga ora 9:20 kriptomonedha është duke u tregtuar afër 6.5% në ditë, duke arritur vlerën e 5,136 dollarëve siç tregon edhe ilustrimi më poshtë:
Vlera e Bitcoin është rritur për më shumë se 750 dollarë vetëm javën e kaluar, transmeton Gazeta Express.
Kjo nënkupton se interesi për të investuar në këtë monedhë është rritur nga bankat investuese.
Burimi: Business Insider.