Njëri prej ish-pacientëve, të cilit dyshohet se i është hequr veshka e majtë, ka dëshmuar të mërkurën në gjykimin që po zhvillohet ndaj urologut Lutfi Dervishi dhe anesteziologut Sokol Hajdin, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, duke qenë se ai është dëshmitar i mbrojtur, dëshmia e tij është dhënë me dyer të mbyllura. Siç ka mësuar gazeta, dëshmitari është marrë në pyetje përmes videolinkut.

















