Policia ka arrestuar një person në Dragash për kanosje.
“Fshati Bellobrad, Dragash 10.10.2017-08:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe sekuestruar një AK/47 me dy karikatorë dhe 53 copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, sqaron raporti policor.



















