Therje me thikë në Ulpianë, një person bëhet për QKUK

E publikuar: 11/10/2017 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Ulpianë të kryeqytetit, ka ndodhur një therje me thikë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga të dyshuar të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin policor.