Marjan Dema dhe Enver Hasani, dikur bashkëpunëtorë në Universitetin e Prishtinës, janë takuar të martën në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.
Dema, që tash mban postin e rektorit, është ftuar si dëshmitar në procesin ndaj Hasanit, i cili nëntë vjet më parë ishte epror i tij.
Enver Hasani akuzohet për korrupsion për periudhën kur ishte shef i UP-së, e Dema ishte prorektor për Financa. Ani që u takuan sërish, ata nuk u përshëndetën mes vete.
Dema në deklaratën e tij ka thënë se nga perspektiva e tashme e sheh se “Universiteti nuk ka qenë në kohërat më të mira sa e ka udhëhequr ish-rektori Hasani”.