Bërnabiq: Kosova është tepër e rëndësishme për Serbinë

E publikuar: 11/10/2017 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina as që ia ka nisur punës për formimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë e kjo është kurrizi i Marrëveshjes së Brukselit, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq sonte në Bruksel, transmeton Koha.net.

Në vizitën e parë si kryeministre, transmeton b92, Bërnabiq është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian duke thënë se “Kosova është tepër e rëndësishme për Serbinë”.