Gjatë ditës së djeshme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi drejtoi kritika ndaj bashkësisë ndërkombëtare, pasiqë sipas tij nuk përmbushën premtimin e dhënë që posa Kosova ta marrë përsipër funksionalizimin e Gjykatës Speciale, do të anëtarësohej në Bashkim Evropian, UNESCO e organizata tjera ndërkombëtare. Ndaj kësaj deklarate pati reagime të shumta. Deputeti nga Nisma, Milaim Zeka ka thënë që Thaçi ka bërë pazare me ndërkombëtarët vetëm për vete.
Ky është postimi i plotë i Zekës:
Presidenti Kosoves, dhe pazari me Gjykaten Speciale
Kam lexuar fjalimin e presidentit rreth Gjykates Speciale. Kam lexuar edhe reagimet, sidomos ate te Ish kryetarit te Parlamentit, Jakup Krasniqi.
Po ndalem tek nje e vertete, qe padashtas i shpetoi Presidentit. Tha se “bashkesia nderkombetare nuk i ka permbushe premtimet”! Ambasadori anglez tha se “nuk kane premtuar asgje”!
Thaçi ashte dashte me dite qe nderkombetaret nuk premtojne asgje, qe lidhet me çeshtje juridike. Jo qe nuk dojne, ama ne vendet prej nga ata vijne, gjykatesi eshte mbi çdo ambasador e politikan. Nuk jane prokuroret perendimor, as gjykatesit, njerez qe ndikohen, apo shantazhohen nga portalet e nentokes serbe, siç eshte insajderi, apo ndonje tjeter!
Hashim Thaçi, ka ba pazar vetem per veten e tije. Ai nuk ka reaguar per rastin Kiçina, ku vellezerit Ramadani Po kalben ne burg pa asnje deshmi, dhe prove. Ai madje ka kthyer ne polici njeriun qe e ka kurdisur kete rast.
Hashim Thaçi nuk ka reaguar as per Groupin e Dukakagjinit, as ate te Llapit, as ate te Drenices! Mos te pret qe dikush do te reagoje kur ai do te arrestohet.
Si President nuk ka reaguar as per rastin Lima, e shume raste te tjera pafundesisht, ku “drejtesia selektive” Po i masakron njerezit.
Anarkia ne sistemin e drejtesise, dhe ate mediatik, eshte vepra, dhe kryevepra e Hashim Thaçit.



















