Presidentin turk e zë “gjumi” gjatë konferencës së përbashkët me homologun ukrainas (Video)

E publikuar: 10/10/2017 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dukej se ishte shumë i lodhur shumë, pasi gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko, është filmuar duke qëndruar i “përgjumur, raporton euronews.

Në videon e filmuar në Kiev, shihet se si Erdogan bën të pamundurën që ta mbajë gojën mbyllur dhe sytë hapur, transmeton Telegrafi.

​Këtë gjë duket se e kishte vërejtur edhe Poroshenko i cili derisa i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve ia hedh një shikim homologut të tij.

Ky moment nuk i ka shpëtuar kameramanëve që kishin publikuar më pas këtë video në internet, e cila është transmetuar në shumë mediume botërore. /Telegrafi/