Në atë që mund të mos quhet surprizë për shumicën e konsumatorëve, Joe Belfiore i Microsoft lajmëroi ditën e Hëne se do të ndalonin zhvillimin e sistemit operativ mobile Windows 10 Mobile.
Ai siguroi se përdoruesit e pajisjeve me këtë sistem operativ nuk do të ngelen pa përditësimet e sigurisë, por veçori dhe harduerë të rinj të mos presin.
Kjo deklaratë esencialisht shënon fundin e përpjekjeve të Microsoft në botën e telefonëve inteligjentë, të paktën për tani.
E vërtetë është se ky njoftim vlen vetëm për një numër të vogël përdoruesish të ngelur.
Siç edhe statistikat e tregojnë nga netmarketshare.com, Windows 10 Mobile thuajse nuk ekziston fare, duke rënë nga 1.13% të tregut në Qershor të 2016-ës në 0.3% këtë vit. /PCWorld Albanian