Në Kosovë sot po mbahet Parada e parë e komunitetit LGBTI, dhe ata tregojnë se me cilat sfida përballet ky komunitet.
Një djalë i këtij komuniteti në këtë paradë ka dalë me fytyrë të mbuluar dhe me ndihmën e shoqërueses së tij tregon me sfidat që ai dhe komunitetit i tij përballen. Ai madje nuk guxon as të flasë vet, nga frika se e njeh dikush nga rrethi dhe familja, dhe kjo sipas tij do t’i kushtone edhe me mos pranim nga të afërmit e tij, shkruan gazetametro.net.
Në pyetjen e gazetarit, se përse e ka mbuluar fytyrën, ai me ndihmën e shoqes së tij, thotë se këtë e ka bërë shkaku se frikohet prej prindërve dhe nuk ka dëshirë që ata ta kuptojnë për orientimin e tij seksual.
Madje ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur guxim që ta diskutojë këtë temë me prindrit e tij.


















