Pas afro katër muajsh pas një operacioni të zhvilluar në Shijak, policia ka ndaluar shtetasin Emiljan Gjepali 34 vjeç.
Oficerët e antidrogës së Policisë së Durrësit kanë finalizuar operacionin e koduar “Streha” më datë 16 qershor të këtij viti, kur në banesën e vëllait të tij S. Gjepali 43 vjeç, sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe 5 armë të llojeve pistoletë dhe automatik.
Gjepali u ndalua ditën e djeshme pasi dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të dokumentuar me prova ligjore nga ana e specialistëve për narkotikët.
Gjepali zotëronte edhe një “Benz” të blinduar, të cilin uniformat blu e sekuestruan në cilësinë e provave materiale së bashku me armët edhe drogën.

















