Sot është vazhdimi i seancës ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilët janë të akuzuar ër gazin lotsjellës në Kuvend të hedhur më 16 dhjetor të vitit 2015.
E në cilësinë e dëshmitarëve të ftuar në këtë seancë janë deputetët e PDK-së, Blerta Deliu, Flora Brovina dhe Bekim Haxhiu.
Në seancën e kaluar ishte pikërisht deputetja Flora Brovina e cila kishte vendosur të mos shkonte por që më pas u lëshua urdhëresë për sjellje me detyrim.
E kontaktuar nga Indeksonline, deputetja Brovina ka konfirmuar se tashmë gjendet në seancë.
“Jam në seancë por jamë shumë nervoz pasi ka gjysmë orë që seanca ende nuk është duke filluar”, ka thënë shkurt Brovina.
Ndërkohë duhet përkujtuar që në seancën e kaluar trupi gjykues i rastit ka lëshuar urdhërese për sjellje me detyrim të Albin Kurtit dhe Kadaj Bujupit, të dy të akuzuar për po të njëjtën vepër.



















