Presidenti i Katalonisë nën presion të madh para fjalimit në parlament

E publikuar: 10/10/2017 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Katalonisë, Carleës Puigdemont është duke u përballur me presion të vazhdueshëm në mënyrë që të tërhiqet nga plani për shkëputje nga Spanja.

Ky presion po rritet para se ai të mbajë fjalimin e paralajmëruar në parlamentin regjional, shkruan BBC,

Ka pasur spekulime që ai do të bëjë shpalljen e njëanshme të deklaratës së pavarësisë, edhe pas kundërshtimit që i është referendumit.

Franca dhe Gjermania së bashku kanë shprehur mbështetjen për Spanjën e bashkuar.

Kryetari i Barcelonës, ka kërkuar nga presidenti Puigdemont dhe kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy që ta zgjidhin krizën.