Tesla shtyn përsëri prezantimin e kamionit elektrik, Modeli 3 në vështirësi

E publikuar: 10/10/2017 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk tha ditën e Premte se prezantimi i kamionit të parë elektrik do të shtyhet për në Nëntor me justifikimin se kompania ishte duke zhvendosur resurset drejt prodhimit të Model 3 dhe baterive për Porto Rikon.

Musk tha se Tesla Model 3 kishte hasur vonesa prodhimi. Ky model do të ndihmojë Teslan të shndërrohet në një prodhues makinash për masat.

Megjithatë shtyrja e Model 3 dhe tashmë kamionit elektrik ka zbehur entuziazmin e investitorëve.

Kompania kishte dërguar vetëm 220 sedanë Model 3 nga 260 të prodhuara në tre mujorin e tretë. Ishte planifikuar që gjatë këtij tre mujori të prodhoheshin 1,500 modele.

Në një cicërimë në Twitter Musk thoshte se kompania po prodhonte bateri për të ndihmuar Porto Rikon e goditur rëndë nga uragani Maria ku miliona qytetarë janë pa energji elektrike.

Debutimi i kamionit elektrike, quajtur Tesla Semi, është shtyrë për të dytën herë. Musk tha se ai do të prezantohej në Shtator, por e shty për në Tetor.

Kamioni do të përshkojë një distancës prej 480 kilometrash me një ngarkim të vetëm. /PCWorld Albanian