Facebook zyrtarisht lançoi aplikacionet desktop të Facebook Workplace për Mac dhe Windows raportoi TechCrunch.
Aplikacioni vjen së bashku me një funksionalitet të shumë kërkuar për shpërndarjen e ekranit.
Aktualisht këto dy veçori janë të disponueshme në Workplace, i cili është softueri i produktivitetit të Facebook dizajnuar për të konkurruar me Slack.
Sa i takon numrave, 14,000 biznese aktualisht përdorin platformën dhe së fundi kompanisë i është bashkuar Wal-Mart. Por Slack është ai që dominon edhe pse lidhjet e afërta të Workplace me Facebook mund ta ndihmojë të thyejë konkurrencën.
Ndërsa Facebook filloi si një rrjet social, natura e platformës e bën atë një opsion joshës për bizneset. Pothuajse çdo biznes ka një faqe në Facebook.
Aplikacioni desktop i Workplace është përpjekja e parë në desktop e kompanisë prej kohësh.
Rrjeti social është përqendruar kryesisht në platformat mobile dhe kjo ka kuptim sepse shumica e përdoruesve bazohen tek telefonët e tyre për informacion dhe punë sot.
Megjithatë ekipi i Workplace tha se aplikacioni ka qenë një prej veçorive më të kërkuara nga përdoruesit. /PCWorld Albanian