Veteranët caktojnë një datë deri kur do të presin rishikimin e buxhetit

E publikuar: 09/10/2017 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit të veteranëve me Ramush Haradinajn, ata u drejtuan në Kuvend për t’u takuar me Kadri Veselin për të diskutuar rreth shqyrtimit të buxhetit.

KTV merr vesh se ata janë takuar me Ilmi Ramadanin, këshilltar i Kadri Veselit, i cili u ka thënë se Kuvendit i duhen 20 deri në 40 ditë për ta kaluar rishqyrtimin e buxhetit të Kosovës.

Ai u ka thënë atyre se ligji do të kalojë nëpër të gjitha procedurat dhe komisionet.

Megjithatë, veteranët kanë thënë se do të presin vetëm deri më datën 25 të këtij muaji nëse nuk dalin pensionet, e më pas do të hyjnë në grevë.

Protesta nga ana e veteranëve tani ka përfunduar.