Ultimatumi i Ramës: Të gjithë këta drejtorë duhet të ikin vetë

E publikuar: 09/10/2017 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ashpër është treguar kryeministri Edi Rama rezultatet e punës në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Sipas tij, shkak për këtë situatë është bërë pranimi i punonjësve jo si rezultat i eksperiencës dhe arsimimit, por nga ndërhyrjet politike. Rama i paralajmëroi që të largohen bvetë të gjithë ata drejtues që janë emëruar politikisht.
“Të gjithë drejtorët e AKU duhet të vihen në provë dhe një pjesë e konsiderueshme duhet të ikin vetë. E dini vetë nga keni ardhur dhe pse s’mund të jeni më drejtor të AKU. Ata që janë në këto pozicione si rezultat i arsimimit e eksperincës së tyre do të rivihen në provë dhe do kenë kohën e duhur për të provuar që janë njerëzit e duihur. AKU është një vatër e mbushur me korrupsion, e infektuar. Kjo s’mund të lejohet më”, u shpreh Rama.