Rrahim Pacoli në postimin tij facebook thot se, Bashkësia ndërkombëtare ka vepruar padrejtësisht kur ka bërë presion në themelimin e Gjykates Speciale, nuk duhej të pranohej Specialja për një ushtri çlirimtare, e përkrahur nga ndërkombëtarët për çlirimin e Kosovës.
Ja dhe postimi tij i plot:
Gjykata Speciale është e padrejtë për Kosovën sepse nuk ka pas një “drejtësi” të tillë për asnjë shtet tjetër të ish-Jugosllavisë, si Serbi, Bosnje apo Kroaci. Bashkësia ndërkombëtare ka vepruar padrejtësisht kur ka bërë presion në themelimin e saj. Shihet qysh në fillim joserioziteti i saj, pasi kaluan sa vjet dhe përkundër funksionalizimit nuk kemi ende diçka konkrete. Prandaj nuk mund të besojmë në një drejtësi tjetër ndërkombëtare. Të formohet një Gjykatë Speciale për UÇK-në është e papranueshme. Edhe liderët dhe ligjvënësit e Kosovës që e kanë pranuar këtë Gjykatë, kanë bërë gabim të madh. Nuk duhej të pranohej Specialja për një ushtri çlirimtare, e përkrahur nga ndërkombëtarët për çlirimin e Kosovës. Ata njerëz që e pranuan kanë emra dhe mbiemra, dhe do t’i dënojë populli një ditë. Këta janë duke i vënë hije të zezë Kosovës, sepse UÇK-ja është e pafajshme, e pastër dhe më meritorja për lirinë që e gëzojmë sot. Kur i bën gropën tjetrit, me shumë gjasë do të biesh vetë pastaj. Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbeten personazhët më të ndritshëm në historinë kombëtare. Rr.P


















