Ambasadori i Britanisë lëshon sallën kur Thaçi drejton kritika të ashpra ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare

E publikuar: 09/10/2017 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connel është larguar nga salla ku po mbahej një debat për Gjykatën Speciale, kur presidenti i Kosovës hodhi akuza të ashpra ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare.

Pasi Thaçi tha se Bashkësia Ndërkombëtare ka tradhtuar Kosovën, sepse kishte premtuar liberalizim vizash, anëtarësim në UNESCO e Këshillt të Evropës në këmbim të Gjykatës Speciale, ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connel ka lëshuar sallën duke mos e dëgjuar deri në fund presidentin, raporton lajmi.net.