Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin e përjavshëm me ministrat dhe kryesinë e grupit të Partisë Socialiste.
Takimi ka nisur prej disa minutash në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa të pranishëm janë të gjithë ministrat.
Ndërkohë, në orën 09.00 pritet të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PS.
Mësohet se ky takim po zhvillohet për të diskutuar axhendën parlamentare.


















