Veselit s’i bën përshtypje se çfarë thonë krerët politikë në Serbi

E publikuar: 08/10/2017 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë sa i përket Kosovës.

tij, provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën e Kosovës janë të paqena.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk na bën fare përshtypje çfarë thotë Daçiqi. Ne do të vazhdojmë për fuqizimin e shtetit. Për fqinjësi të mirë jemi të hapur dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona që të kemi fqinjësi të mirë, por provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën tonë janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë”, ka deklaruar Veseli.