Londër: një numër këmbësorësh plagosen në një incident me automjet

E publikuar: 07/10/2017 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Londrës tha se një “numër” këmbësorësh u plagosën në një incident me një automjet sot pranë Muzeut të Historisë Natyrore të kryeqytetit britanik.

Policia tha se një burrë është arrestuar në lidhje me incidentin dhe po bëhen hetime për motivin.

Arrestimi u bë pasi media britanike njoftoi se makina kishte dalë nga korsia në rrugën para muzeumit.

Nuk kanë dalë detaje të tjera për ngjarjen.