U diagnostikua me kancer në sy pasi e bëri këtë çdo natë

E publikuar: 07/10/2017 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 40-vjeçar i cili u diagnostikua me kancer filloi të kishte sy të skuqur dhe mendoi se nuk është asgjë serioze, por më pas doktorët ia dëshmuan të kundërtën.

Siç e dini, syri i njeriut është i përbërë nga inde komplekse. Edhe nëse qëndroni zgjuar deri vonë natën, nganjëherë mund ta vëreni një skuqje në sy.

Imagjinojeni çfarë ndodh nëse jo vetëm qëndroni zgjuar deri vonë dhe i lodhni sytë vetëm duke i mbajtur hapur, por edhe i ekspozoni ndaj rrezatimit të ekranit të celularit çdo natë? Po, kjo është ajo çfarë i shkaktoi kancerin në sy këtij njeriu, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij njeriu, emri i të cilit nuk u bë i njohur, ai filloi të kishte probleme me sy dhe pavarësisht kësaj ai vazhdoi ta përdorte celularin deri vonë natën.

Një studim i fundit gjerman tregoi se përdorimi konstant i celularit gjatë natës në shtrat mund të shkaktojë tumorin në sy. Ajo çfarë duhet të dini është se celulari emeton dritë radioaktive nga ekrani i tij.

Kur e përdorni në errësirë, kjo dritë dëmton syrin. Studime të ndryshme kanë dëshmuar se drita blu që del nga ekranet e celularëve mund të dëmtojnë qelizat dhe retinën.