Kolli shërohet më së miri me çokollatë

E publikuar: 07/10/2017 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori Alyn Morice, udhëheqës i studimeve kardiovaskulare dhe respiratore në Universitetin e Hullit, pretendon se një hulumtim i tij e dëshmon këtë.

Ai thotë se, sipas rezultateve të një studimi botëror mbi kollën, është dëshmuar se kakao është më i mirë se sa ilaçet e tjera standarde, transmeton GazetaExpress.

Sipas krahasimeve të tij në pacientë të ndryshëm të cilët kishin marrë çokollatë, u gjet se pas ngrënies 2-ditëshe të çokollatës, problemet e tyre me kollën ishin zvogëluar dukshëm.

Ideja se çokollata mund të shërojë kollën mund të tingëllojë pak e çuditshme, por hulumtuesit besojnë se kjo ndodh për shkak të vetive të shëndetshme të kakaos. /GazetaExpress