Ushtria ruse njofton vrasjen e 120 luftëtarëve të ISIS-it

E publikuar: 07/10/2017 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 120 luftëtarë të grupit xhihadist të Shtetit Islamik dhe më shumë se 60 mercenarë të huajt u vranë në Siri gjatë 24 orëve të fundit pas sulmeve ajrore të forcave ruse, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Një postë komandimi e terroristëve dhe deri në 80 luftëtarë, duke përfshirë këtu nëntë banorë të Kaukazit të Veriut janë shkatërruar në zonën e Mayadine”, sipas ministrisë që shtoi se 40 luftëtarë të Shtetit Islamik ishin vrarë pranë qytetit të Abou Kamal.

“Pas një sulmi ajror, më shumë se 60 mercenarë të huaj me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik, nga Tunizia dhe Egjipti janë vrarë në jug të Deir Ezzor”, sipas ministrisë ruse.

Mayadine është një prej bastioneve të fundit të Shtetit Islamik në Siri./