Flet në Gjykatën e Krimeve të Rënda Enea Bekteshi, i riu që goditi makinën e policisë disa ditë më parë gjatë një aksioni në Elbasan.
Bekteshi ka pranuar se ka qenë ai drejtuesi i Audi-t të blinduar ndërsa ka deklaruar se s’ka patur për qëllim të qellonte policinë por thjesht u tremb dhe donte të shpëtonte nga plumbat.
“Kam qenë unë shofer i Audit A8. Nuk kisha qëllim të godisja automjetin e policisë. Nuk e kuptova që ajo që godita ishte makina e policisë. Isha nën efektin e alkoolit dhe kanabisit
Policët ishin pa uniforma. Doja të hyja në treg, makinat nuk kishin shenja dalluese dhe policët ishin pa uniforma. I dhashë gaz makinës pasi dëgjova të shtënat, doja vetëm të shpëtoja. U qëllua në drejtimin tim. Sot mund të mos isha gjallë”, mësohet të ketë thënë Enea Bekteshi dëshmia e të cilit është mbrojtur edhe nga avokati i tij. Avokati ka deklaruar se në makinën që drejtonte Bekteshi ka 4 shenja plumbash. Sakaq, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bekteshin.




















