Vdes një person në Viti, bie në bunar

E publikuar: 07/10/2017 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia bën me dije se një person në Stubëll të Vitisë ka rënë në bunar dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Trupi i pa jetë i personit është dërguar për obduksion.

“Fsh. Stubell, Viti 06.10.2017-13:00. Raportohet se në rrethana të panjohura viktima mashkull K/Shqiptar ka rënë në një puse (bunar). Njësit policore dhe zjarrfikësit kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e viktimës nga bunari. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bën të ditur policia.