Në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka theksuar se në marrëdhënie me shqiptarët jashtë, jo vetëm jemi shumë vonë, por sjellja ndaj tyre ka qenë edhe qesharake.
Majko e ka quajtur sfidë të madhe premtimin për përfshirjen e shqiptarëve jashtë në sistemin elektronik të votimit, duke thënë se kjo nuk bëhet dot vetëm, por duhet detyrimisht edhe pala tjetër, pra opozita.
“Jemi shumë shumë vonë në marrëdhëniet me diasporën, e kuptueshme që marrëdhënia me diasporën dhe migracionin që pas asaj që kemi deklaruar të fusim gjysmën e popullsisë jashtë ne sistemin elektoral përbën sfidë, me krijimin e komisionit në Kuvend, kjo do të bëhet edhe me palën tjetër me opozitën, kjo është njëra anë. Ana tjetër është ndërtimi i një strukture të re të politikës shtetërore, duke nisur nga ajo që është ngritja e nënkomisionit për cështjet e diasporës, e shumë shpejt do të krijohet Komiteti Shtetëror që do të drejtohet nga kryeministri”- tha Majko.
Ne fund, ai theksou se “Na duhet jo të ecim por të vrapojmë. Shpresoj që me bashkëpunimin e kolegëve nëpër ministri dhe me kryeministrin t’ia dalim”.



















