Zbardhet programi çfarë do të ndodhë ditën e sotme gjatë punimeve në Asamblenë e PS. Bëhet me dije se rreth orës 10:00 ka niur Asambleja e PS, ku ndër të tjera pritet të prezantohen emrat e zv.ministrave të kabinetit qeveritar “Rama 2”.
Punimet e Asamblesë do të hapen nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Më pas të gjithë ministrat përkatës të kabinetit qeveritar do të bëjnë prezantimin e objektivave që ka gjithësecili prej tyre. Deputeti Saimir Tahiri do të bëjë prezntimin e paltformës së bashkëqeverisjes me njerëzit të cilën e bëri publike dje kryeministri Edi Rama. Në vijim Bashkim Fino do të raportojë për organizimin e zgjedhjeve në parti, ndërsa fjalën përmbyllëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama.


















