Ai ka ardhur në jetë me kokë të rrafshët dhe një qeskë të madhe prapa shpinës, ndërsa është menduar se do të ndahet nga jeta brenda disa ditëve, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ai ka mbushur dy muaj dhe ende ka gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse vuan nga probleme të mëdha fizike.
Nëna e tij që nuk ishte kontrolluar kurrë te mjeku, besohet se ka pësuar një çrregullim gjatë javëve të para të shtatzënësisë, që shkaktuan deformimin e bebes.
Prindërit e tij besojnë që pasi jetoi deri më tash, ka mundësi që të mbetet gjallë dhe të shërohet në të ardhmen.



















