Vodafone Group prezantoi sot në të gjitha shtetet ku ushtron veprimtarinë e saj, strategjinë e re të pozicionimit të markës dhe sloganit të saj. Ky është ndryshimi më i madh që i bëhet markës dhe ikonës Vodafone që nga prezantimi i sloganit “Power to you” në vitin 2009.
Kjo strategji, e cila do të zbatohet në 36 shtete ku Vodafone operon , është ndërtuar për të theksuar bindjen e Vodafone se risitë teknologjike dhe shërbimet dixhitale do luajnë një rol pozitiv në transformimin e shoqërisë dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve gjatë viteve të ardhshme.
Strategjia e re e markës Vodafone vendos në fokus optimizmin për të ardhmen, duke përdorur sloganin e ri “The future is exciting. Ready?”. Pjesa e parë e sloganit do të ndryshojë sipas gjuhëve të ndryshme të shteteve ku Vodafone ushtron veprimtari, shoqëruar nga pjesa e dytë “ Ready?” e cila do të mbetet e pandryshuar. Për shembull: në Shqipëri, “E ardhmja është emocionuese. Ready?”
Identiteti i ri vizual do të përqëndrohet në ikonën e famshme të Vodafone, duke sjellë kështu ndryshimin më të madh që prej krijimit të saj në vitin 1998. Ikona e Vodafone do të shfaqet grafikisht në çdo komunikim marketingu. Logo do të shfaqet në formatin e ri 2D, në vend të formatit të mëparshëm në 3D.
Strategjia e re e pozicionimit të markës Vodafone dhe fushatat reklamuese u krijuan pas një periudhe të gjatë pune kërkimore dhe testimesh, duke përfshirë këtu studime sasiore dhe cilësore, të kryera me pjesëmarrjen e më shumë së 30,000 njerëzve nga 17 shtete të ndryshme.
Më 6 Tetor 2017, Vodafone do të nisë fushatën publicitare më të madhe të këtyre 33 viteve histori në treg. Reklama televizive, një video 90 dhe 60 sekondëshe, ku vihet në dukje se si komunikimi mes njerëzve ka mbetur i njëjtë ndërkohë që teknologjia zhvillohet me kalimin e kohës, është prodhuar nga Ridley Scott Associates.
Ka shumë arsye për të qenë optimist për të ardhmen.
Vodafone kërkoi të kryhet një studim me 13,000 njerëz nga 14 shtete të ndryshme të botës, për të vlerësuar se sa optimist apo pesimist ndihet publiku i gjerë për të ardhmen. Nga studimi i kryer nga YouGov, rezultoi se:
- Të gjitha grupmoshat besojnë se risitë teknologjike do kenë ndikimin më pozitiv të parë ndonjëherë në 20 vitet e ardhshme;
- Grupmoshat 18-24 vjeç janë më optimistët për të ardhmen. 62% e të rinjve të anketuar besojnë se standardi i jetesës së tyre do të jetë më i mirë në 20 vitet e ardhshme krahasuar me sot;
- Në përgjithësi, të anketuarit nga të gjitha grupmoshat, besojnë se standardi i jetesës së tyre dhe femijëve të tyre do të permirësohet në 20 vitet e ardhshme.
Vodafone gjithashtu kërkoi konsulencën e Futerra (https://www.wearefuterra.com/) për të identifikuar 10 tendencat kryesore në zhvillim e sipër që mund të transformojnë mënyrën sesi jetojmë apo punojmë. Zhvillimet teknologjike të identifikuara në 5 shtete të ndryshme përfshijnë:
- Komponentë të printuar në 3D për ndërtimin e banesave, për të vazhduar më pas në printime 4D që zhvillohen sipas kërkesave për strehim të familjeve;
- 5-fishim i kapacitetit global të energjisë, duke qënë se energjia e pastër si ajo e paneleve diellore po gjen përdorim kudo, nga tarracat e dritaret, te muret dhe autostradat;
- Ndërhyrje mjekësore të personalizuara si bio-prinitimi në 3D i organeve dhe gjymtyrëve;
- Sisteme të reja të transportit publik që lidhin qytetet me trena të cilët arrijnë shpejtësi mbi 966 km ne orë;
- 3-fishim i përdorimit të sensorëve të ndërlidhur në bujqësi duke çuar në rritjen e rendimentit të ushqimit të shoqëruar me zhvillimin e burimeve të reja të proteinave që zëvendësojnë mishin.
Më shumë hollësi rreth studimit të Futerra mund të gjenden këtu: Studimi i Futerra
Drejtorja e Strategjisë dhe Aktiviteteve Komerciale në Vodafone Group Znj. Serpil Timuray tha:
“Ne besojmë se ka shumë arsye për të qenë optimistë për të ardhmen pasi risitë në shkencë dhe teknologji kanë nisur të japin efekte pozitive në shoqëri. Vodafone ka një histori të gjatë dhe të suksesshme në sjelljen e teknologjive të reja për qindra milionë njerëz nëpër botë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke transfomuar vendin e punës. Pozicionimi i ri i markës sonë synon të përfaqësojë misionin e Vodafone për të ndihmuar klientët dhe komunitetin të përshtaten dhe përfitojnë nga tendencat e reja që po i japin një formë të re botës.
Për më shumë informacion:
Vodafone Albania
Departamenti i Marrëdhënieve me Median
/vodafone/Kontakti_per_Median_231_1.php
Rreth Vodafone Group
Vodafone Group është një nga kompanitë më të mëdha në nivel global në fushën e telekomunikacionit, që ofron një sërë shërbimesh përfshirë ato me zë (voice), internet (data), SMS dhe telefoni fikse. Vodafone Group ushtron veprimtarinë e saj në 26 shtete, ka partneritet në 49 shtete të tjerë dhe ofron internet fiks në 19 tregje. Që prej 30 Qershorit 2017, Vodafone Group numëron 523.5 milion klientë të telefonisë celulare dhe 18.5 milion klientë të telefonisë fikse, duke përfshirë këtu Indinë dhe klientët në rrjetet ku Vodafone ka partneritet. Për më shumë informacion vizitoni www.vodafone.com
Vodafone ushtron veprimtari në këto shtete: Shqipëri, Australi, Çeki, Republika e Kongos, Egjipt, Gjermani, Ghana, Greqi, Hungari, Indi, Irlandë, Itali, Lesotho, Maltë, Mozambik, Hollandë, Zelanda e Re, Portugali, Katar, Rumani, Afrikë e Jugut, Spanjë, Tanzani, Turqi, dhe Angli.
Shoqëri të tjera që ushtrojnë veprimtari nën markën Vodafone gjenden në: Brazil, Kamerun, Ishujt Channel, Qipro, Fixhi, Polinezinë Franceze, Islandë, Papua Guinea e Re, Ugandë, Ukrainë dhe Zambia.
**Studimi YouGov u zhvillua përmes internetit në periudhën 18-25 Shtator 2017. Morën pjesë 12,766 individë të moshës 18-55 vjeç nga shtete si Australia, Çekia, Gjermania, Greqia, Hungaria, India, Irlanda, Italia, Zelanda e Re, Portugalia, Afrika e Jugut, Spanja, Turqia, dhe Mbretwria e Bashkuar.
Historiku i Markës Vodafone
Një prej markave më të mirënjohura dhe vlerësuara mbarë botërore me një vlerë prej
- 22 miliardë $ (Brand Finance, 2017 – http://brandfinance.com/images/upload/global_500_2017_locked_website.pdf )
- Logoja origjinale e Vodafone u krijua nw vitin 1985.
- Figura “Pegasus” iu shtua logos në vitin 1993.
- Identiteti vizual i ikonës Vodafone u krijua në vitin1998.
- Logos iu shtua edhe imazhi i një karte SIM në vitin 2001
- Identiteti vizual i ikonës Vodafone u shfaq në 3D për herë të parë në vitin 2005.
- ‘Power to you’ u bë slogan i Vodafone në 2009.
- Vodafone ka punuar me agjencitë WPP, MEC, Santo, Brand Union, dhe Kantar për të zhvilluar strategjinë e re të pozicionimit të markës Vodafone.