Para disa minutave është raportuar për një zjarr të madh jashtë objektit të fakultetit Filologjikë në Prishtinë. Pjesa anësore e murit është djegur dhe nga zjarri janë dëmtuar shumë xhama. Express mëson se zjarri është shkaktuar nga kontenjerët dhe dëmet materiale llogaritet të jenë të mëdha, fatmirësisht ky zjarr nuk ka depërtuar brenda.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se zjarri tashmë është lokalizuar, raporton Express.