Kandidati i PDK-së për asamblist pritet nga familja Rugova

E publikuar: 06/10/2017 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për asamblist në komunën e Prishtinës, Burhan Pajaziti, ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova në lagjen “Velania”.

Pajaziti është pritur nga familjarë të ish-presidentit Rugova, raporton “Epoka e re”. Burhan Pajaziti i cili është edhe banor i të njëjtës lagje, gjatë takimit me familjen e ish-presidentit Rugova ka bërë me dije se nëse merr mandatin e asamblistit të Prishtinës, puna dhe angazhimi i tij brenda komunës do të jetë zhvillimi i kryeqytetit në tërësi, por sipas tij, angazhimi i tij do të jetë edhe për lagjen “Velania” e cila ka nevoja të shumta në infrastrukturë etj.
Familja Rugova e ka përgëzuar Burhan Pajazitin, duke i uruar fitore në zgjedhjet e 22 tetorit.