Nesër në Asamblenë e Partisë Socialiste do të prezantohen emrat e zv. ministrave të rinj dhe objektivat e qeverisë në 100 ditët e para.
Burime nga Report- tv kanë zbardhur disa nga emrat e zv. ministrave të rinj:
1. Zv. ministre e Jashtme Artemis Dralo
2.Zv. ministre e Brendshme Rovena Voda- Ministria e Brendshme do të ketë 4 zv.ministra
3.Zv. ministër i Ekonomisë Ervin Mete
4.Zv. ministre e Bujqësisë Besa Spaho
Punimet në Asamble do t’i hapë kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi ku do të bëhet prezantimi i zv. ministrave të qeverisë “Rama 2” dhe do të bëhen të ditura objektivat e qeverisë së re për 100 ditët e para.
Ish-ministri Saimir Tahiri do të zbulojë planin për bashkëqeverisjen, Bashkim Fino do të raportojë për organizimin e zgjedhjeve të partisë, ndërsa fjala përmbyllëse do t’i përkasë kryeministrit Edi Rama.


















